Lirimi i Salianjit, reagon Berisha: Ai vuajti 9 muaj burg jashtë çdo lloj ligji! Do të japë kontributin e tij në PD

08/07/2025 12:36

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas lirimit të Ervin Salianjit.

Ai e konsideron një dënim politik vendimin e burgosjes së Salianjit, të cilin e quan jashtë çdo ligji dhe rregulli.

Berisha: Para se të ndalemi në farsën e turpshme elektorale, 11 maj 2025, dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit.

Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e vetëm pse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano.

Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës se Edi Rama, Fatmir Xhafaj dhe Geron Xhafaj udhëhiqnin dhe përfitonin nga trafiqet nga Vlora drejt Italisë. Natyrisht mbajtja në burg e Ervin Salianjit pa asnjë faj është përgjegjësi direkt personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.
Vendimi i sotëm i gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javë në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pa fund.

Ervin Salanji është një nga drejtuesit aktivë të PD dhe do të japë kontributin e tij, sikundër ju garantoj se ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit, spese qëllimi kryesor i Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike, e kishte tmerr të kandidonte për në Kuvend. Rama dhe Xhafaj u plagosën rëndë nga denoncimet e Salianjit.

Top Channel