
Zjarri në landfillin e Elbasanit është shuar prej tre ditësh, por ajo që mbetet pas është emergjenca mjedisore.
E teksa do të duhej të kishte një reagim nga Ministria e Mjedisit, sot në Elbasan ishin Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Brendshëm të cilët u shprehën mirënjohjen strukturave të angazhuara në këtë situatë të rëndë.
Ministri Vengu ndërkohë artikuloi atë që dihej edhe pa matje të specializuara, ndotjen e rëndë të shkaktuar në mjedis.
Ministri i Mbrojtjes: Kemi pasur shkarkime në ajër të dioksidit të karbonit, patjetër i dëmshëm në masa të mëdha dhe më shumë i dëmshëm për personelin e ekspozuar direkt, ndaj dhe morëm masa për pajisjen e tyre me masa mbrojtëse. Për sa i përket elementëve të tjerë toksikologjik, na rezulton urbane s’ka shqetësime.
E teksa është ngritur një grup pune për rritjen e kapaciteteve për marrjen e masave në rast zjarri, ende ngrihen shumë pikëpyetje mbi vijimin e funksionimit të këtij landfilli.
Ministri i Mbrojtjes: Jemi në sintoni me Ministrinë e Mjedisit se operacionet nxjerrin në pah disa nevoja. Është një grup pune së bashku me bashkinë, ministrinë e Mjedisit dhe ekspertë të huaj të cilët do të japin shumë shpejt informacion mbi atë që e pret këtë zonë në të ardhmen.
Ministri i Brendshëm dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit gjithashtu vunë theksin tek mbingarkesa e këtij landfilli dhe nevoja e zgjidhjeve.
Top Channel