Akuza për persekutim ndaj grave, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste për liderët talibanë

08/07/2025 16:48

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJND) ka lëshuar të martën fletarrestime për dy liderë të talibanëve në Afganistan, përfshirë liderin suprem shpirtëror, Haibatullah Akhundzada, duke i akuzuar për persekutim të grave dhe vajzave.

Gjykata ka thënë se ka arsye të qëndrueshme për të besuar se Akhundzada dhe Abdul Hakim Haqqani, shefi i Drejtësisë i talibanëve, kanë kryer krime kundër njerëzimit përmes persekutimit të vajzave dhe grave mbi baza gjinore, si dhe të personave tjerë që nuk kanë vepruar në linjë me politikat e talibanëvve për gjininë, identitetin gjinor dhe lirinë e shprehjes.

Top Channel