Temperaturat 37 gradë C në Tiranë! Si parashikohet moti për këtë fillim jave
07/07/2025 07:10
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era me drejtim jugperëndim, juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 10-14 m/s.
Deti – Valëzimi 2-3 ballë.
Top Channel