Arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar, në kërkim nga Italia për trafik droge

07/07/2025 11:11

Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Zagreb të Kroacisë.

Arjan Toçi banues në Peshkopi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e L’Aquilas, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian.

Ky operacion u realizua falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet strukturave të FAST Albania, pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Top Channel