
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.
Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërkohë ekspertët po punojnë për verifikimin e shkaqeve.
Paraprakisht bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar ndërkohë që të dy mjetet lëviznin me shpejtësi tej normave.
Aksidenti ka ndodhur vetëm 200 metra larg vendit ku një ditë më parë dy mjete të tjera u përplasën duke lënë të plagosur dy drejtuesit e tyre.
Ngjarje të tilla rrugore në këtë segment regjistrohen çdo ditë ndërsa shpeshherë banorët kanë kërkuar rritjen e parametrave të sigurisë në këtë segment që po merr jetë njerëzish. Nuk janë të pakta rastet kur te aksidentet përfshihen kalimtarët, pasi zona është e banuar buzë aksit nacional.
Top Channel