Aksident me vdekje në Kukës, humb jetën shoferi pasi mjeti doli nga rruga
06/07/2025 19:52
Aksident me vdekje në një fshat të Kukësit.
Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.
Top Channel