U arrestua në shëtitoren në Sarandë, nis procedimi në gjendje të lirë për italianin që lëvizte me thikë në qytet

05/07/2025 14:51

Një shtetas italian, 32-vjeçari Th.M., është proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Sarandës, pasi u kap duke lëvizur me një thikë në dorë në shëtitoren e qytetit, duke shkaktuar shqetësim tek kalimtarët.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Top Channel