
Sekretari i Departamentit të Shtetit në SHBA, Marco Rubio ka pranuar kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar Shqipërinë.
Lajmin e ka dhënë ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.
“Në emër të KM RAMA e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye: Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo.
E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”.
Sekretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi – në funksion edhe të agjendës shumë të ngjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”.
4 Korrik nuk është thjesht Dita e Pavarësisë së SHBA – është Deklarata e Lirisë & Demokracisë për gjithë Botën tonë”-shkruan Bushati.
Top Channel