Duket se do të jetë verë e nxehtë kjo e sivjetmja jo vetëm nga temperaturat e larta, por edhe për shkak të zhvillimeve politike që duken në horizont.

Pas Vlorës ku u vetëdorëhoqën tëgjithë drejtorët në bashki, pas një takimi që zhvilloi kryeministri i vendit atje, në Tiranë duket se Rama i ka marrë ‘frerët’ në dorë.

Me një merak të kahershëm për hapësirat publike që kur drejtoi vetë bashkinë e kryeqytetit për 3 mandate, këtë të shtunë Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë personat që anë zënë padrejtësisht hapësirat publike në Tiranë se do të përballen jo vetëm me gjoba, por edhe ndjekje penale.

Rama ka postuar disa foto nga zona e 21 Dhjetorit në kryeqytet ku hapësirat publike janë zaptuar në mënyra të ndryshme. Kryeministri paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që ka guxuar të zaptoje hapësirat e qytetarëve.

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori – kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë… Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon!”-shkruan Rama.

Pas këtij reagimi, Rama ka publikuar edhe mesazhin e një qytetari që ankohet për zënien e hapsirës publike.

“Mirdita kryeministër! Duke marre shkas nga aksioni qe keni nisur për zaptimin e hapësirave publike nga bizneset, bashkëngjitur po ju dërgoj një video te kompleksit ASL ne Tirane, ne krah te spitalit te Neurokirurgjisë, njësia nr 3, ku per ne si banore te kompleksit është e vështire lëvizja për shkak se lokalet e kane shtrire veprimtarine e tyre edhe ne hapësirën e përbashkët te pallatit. Video qe do ju dërgoj e tregon qartë ketë situate”. Barrikada tipike që duhen shkulur nga vetë ngulësit e tyre, përpara se sa bashkë me shkuljen t’u mbetet në dorë edhe fatura e gjobës, bashkë me ndjekjen penale!“-thuhet në mesazhin e qytetarit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel