
Një incident i rëndë ndodhi një natë më parë në Zrenjanin të Serbisë.
Një automjet goditi një vajzë që po merrte pjesë gjatë protestave.
Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, vajza shihet e shtrirë në rrugë, ndërsa shoferi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes.
Ky akt ka shkaktuar zemërim të gjerë në mesin e protestuesve dhe ka shtuar tensionin në një periudhë tashmë të ngarkuar politikisht në Serbi, raporton Nova.rs.
Protestat kanë përfshirë Serbinë prej muajsh.
Udarena devojka u ZR. 😱 Letela preko haube.
Izvor:
Viber, INFO protesti studenata i građana! pic.twitter.com/fkKT43mqux— MirjanaMaculi (@MaculiMirjana) July 4, 2025
Ato filluan në nëntor të vitit 2024 pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, që shkaktoi vdekjen e 16 personave.
Kërkesat kryesore të protestuesve përfshijnë përgjegjësi për këtë tragjedi, luftë kundër korrupsionit dhe një sistem më të drejtë politik.
Në ditët e fundit, protesta janë intensifikuar, me bllokada të rrugëve në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera.
Top Channel