
Jo vetëm furtunë në bashkinë e Vlorës me shkarkime drejtuesish dhe paralajmërime, por edhe ultimatum për biznesin vendas në lagjen e vjetër “Muradie”.
Kryeministri Edi Rama një ditë më parë konsumoi një kafe në lagjen turistike të transformuar të Vlorës por ajo që vuri re është mungesa aty e hapësirës për të kaluar dhe zaptimi i kësaj të fundit nga bizneset si bar kafe dhe restorante.
Kaq ka mjaftuar që të hapë urdhër për lirimin e hapësirës publike në “Muradie” nga karrige, stola, frigorifer, çadra etj.
Menjëherë sot në këtë zonë ka zbarkuar policia bashkiake për lirimin e hapësirës publike.
Momentalisht të gjithë drejtuesit e bizneseve po njoftohen për këtë gjë dhe më pas do të vijojë largimi i të gjitha sendeve që zënë rrugën.
Madje mësohet se Rama ka dhënë edhe urdhër për kufizimet, matjet se deri kur duhet të qëndrojnë hapësirat e biznesit.
Top Channel