Kujdes nga i nxehti! 39 gradë C sot në Tiranë dhe Durrës, si parashikohet moti
04/07/2025 07:10
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore.
Era me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 7-10 m/s.
Top Channel