Vrap dhe Vetting për “FBI Shqiptare”/ Test poligrafi, 2.4 km vrap dhe pompa, shefi i ri i BKH-së duhet të jetë edhe… atlet

04/07/2025 16:14

SPAK njoftoi përmes postës elektronike 7 kandidatët që kanë mbetur në garën për drejtimin e BKH se sfida e radhës do të jetë në datën 10 korrik.

Herët në mëngjes të së enjtes së ardhshme prentendentët që kërkojnë drejtimin e Byrosë për pesë vitet e ardhshme duhet të paraqiten në ambientet e repartit RENEA.

Aty Andi Pogace, Gledis Nano, Artur Beu, Elton Kërluku, Jon Keta, Gentian Shehaj, Gentian Ndoj do kalojnë sfidën e vrapit, pompave dhe muskujve të barkut. Testi fizik do të mbikëqyret nga një prokuror i posaçëm pjesë e komisionit të vlerësimit dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve. kandidatët do të garojnë sipas disa ushtrimeve të mëposhtme 300 metra sprint, palosje barku për 1 min, pompa, dhe 2.4 kilometra vrap. Pas këtij testi ata janë edhe pengesave të tjera si eseja, poligrafi dhe vettingu.

Rregullorja thotë se para testit kandidatët duhet të plotësojnë një pyetësor vetë deklarues për gjendjen e tyre shëndetësore ne momentin e testimit. Një mjek i caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes duhet të jetë i pranishëm për të përcaktuar nëse kandidati mund të marrë pjesë në testimin fizik ose jo.

Në 31 gusht Aida Hajnaj i përfundon mandati dhe nga një shtatori pritet që BKH të ketë drejtorin e ri, qe do të vlerësohet nga komisioni i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra, të cilët emrin r më të mirit do ja kalojnë për vlerësim këshillit të lartë të prokurorisë.

Top Channel