
Qeveria e kryeministrit Rosen Zhelyaskov në Bullgari ka mbijetuar sot një tjetër votë mosbesimi – të tretën brenda më pak se gjashtë muajsh që nga marrja e detyrës.
Mocioni i fundit, i iniciuar nga partia nacionaliste Vazrazhdane dhe i mbështetur nga Velichie (Madhështia) dhe MECh, synonte rrëzimin e kabinetit për, siç thuhej, “dështimin e politikës fiskale”. Por propozimi u rrëzua me 130 vota kundër dhe vetëm 54 në favor. Asnjë deputet nuk abstenoi.
Partitë që votuan kundër ishin GERB-UDF, MRF – Autoriteti i Ri, BSP – E Majta e Bashkuar dhe Ekziston një Popull i Tillë, si dhe katër deputetë të pavarur. Ndërsa partitë Ne Vazhdojmë Ndryshimin dhe Aleanca për të Drejtat dhe Liritë zgjodhën të mos marrin pjesë në votim.
Mocioni u debatua të enjten në parlament, ndërsa kjo është përballja e tretë e Zhelyaskov me votë mosbesimi. Dy mocionet e mëparshme u iniciuan po ashtu nga opozita: njëri për “dështime në politikën e jashtme”, dhe tjetri për “mungesë të luftës kundër korrupsionit”.
Top Channel