Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, Alibej dëshmon në GJKKO: U kërkuan 300 mijë euro për prishjen e provave, pas ngjarjes qëndron…

04/07/2025 11:41

Në procesin e Plarent Dervishajt dhe Julian Meçaj, dëshmon Erion Alibej, bashkëpunëtori i drejtësisë, që ka zbardhur një sërë krimesh për dosjen “Plumbi i Artë”, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Dervishaj e Meçaj akuzohen për atentatin e ish- prokurorit, Arjan Ndoja. Një javë më parë vetë Ndoja dha deklarimet e tij për gjykatën e posaçme, ku distancoi veten nga konflikte të mundshme që mund të kenë shërbyer si shkak për organizimin e atentatit të 2019 tek Ura e Shkozetit. Sipas Arjan Ndojës goditja ka qenë për shkak të detyrës së magjistratit.

Alibej: Në 2019 kam banuar në Elbasan. Plaurent Devishajn e njoh, Julian Meçaj, jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime një takim me anë të një shokut të tij. Di që ka një fabrikë cigaresh në Librazhd. Më ka mundësuar ai një takim me Plaurentin. Kemi drekuar atje. Nuk e dija kush ishte ai në atë periudhë, po më duket një “Çekiçi” që kisha parë në televizor. Ky ka qenë takimi i parë dhe i vetëm. Unë në atë kohë, në 2019 kam qenë person në kërkim për një çështje të 2018. Strehohesha në shtëpinë time. Kam pasur disa probleme në shtëpinë time. Në atë periudhë, Arben Laze ka patur një Tuareg ngjyrë të zezë, kam ulur në sediljen mbrapa kam shkuar te fabrika e cigareve. Më priti Iliri dhe Arben, s’mbaj mend nëse ka qenë Plarenti aty apo nëse erdhi me mbrapa. Plarenti kishte një BMW ngjyrë blu të blinduar, shofer ka qenë i djalë tjetër, Plarenti pasagjer.

Mond Çekiçi e kam dëgjuar vetem në media. Ndoshta mund të ishte ai që shoqërohej me Plarentin, por nuk jam e sigurt. Kam diskutuar për hallet që më kishin rënë atë kohë, doja të identifikoja njerëzit që më kishin bërë krimet në familje. Shkova ta takoj mos më ndihmonte. Por më pas kemi folur shumë gjatë në aplikacion, por fizikisht një herë. E thirrnin Lenti, Shoku. Kam folur në EnchroChat fillimisht, më pas me SKY. Nofka e tij, Barcelona tek EnchroChat, Ghost. Me Plarentin nuk më lidh asnjë gjë. Mbaj mend që pak më vonë Plarentit iu bëj atentat, biseduam për këtë. Unë shqetësohesha për të, si për hallet e mia dhe ia përcillja çdo informacion.

Mbaj mend që më erdhi një mesazh që atentatin e kishte bëre Lul Berisha. Ia përcolla këto informacione. Nuk e kujtoj dot kush ma solli. I kam nisur dhe një foto nga sistemi TIMS, një “Kabashi”, e kisht shtëpinë afër Nuredin Dumanit.

Kam pasur një polic që më jepte informacion. Nga marsi i 2019 që jam lidhur me këtë person deri në shtator 2020 më ka dhënë informacione. E pajisa vetë me Sky. Redian Rrajën e kam dëgjuar për herë të parë në televizor. Për Redjan Rrajën kemi biseduar me Plarentin pak pasi i kishin bërë atentat prokurorit, ku ndodhej nuk e di.

E dija që pas atentatit të Ndojës, ishte Plarenti. Kishim biseduar për ato emra, ai nuk e kuptonte pse i kishin bërë atentat. Pasi u zbardh ngjarja, e pyeta pse ndodhi kështu. Po flitet për prova i thashë, syzet, shenjat e gishtave. Më tha jam interesu për të fshirë gishtat tek ekspertiza. Më tha i kishin kërkuar 300 mijë euro.

Sa i përket prokurorit, mbaj mend që diskutonim pasi mua donin të më ekzekutonin me snajper. Diskutuam se kush di të ekzekutojë me snaiper. Në bisedë e sipër diskutuam që prokurori (Ndoja) shkon në një lokal te Gjiri i Lalëzit dhe më ka folur për plane që ta ekzekutonin me snaiper aty.

Top Channel