Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 14:05 në aksin kombëtar Peqin – Elbasan, në dalje të qytetit të Peqinit.

Sipas burimeve paraprake nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin me forcë duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.

Pas përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende me saktësi, por burime nga spitali bëjnë të ditur se të plagosurit ndodhen nën kujdes intensiv.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë bërë të mundur largimin e automjeteve të dëmtuara për të rikthyer qarkullimin normal të mjeteve në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë përplasje të rëndë.

Top Channel