Zjarr në një sipërfaqeje me pyje dushku në Has, temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

03/07/2025 16:59

Në njësinë administrative Gjinaj të bashkisë Has ka rënë zjarr në mesditë, në një ditë kur temperaturat kanë arritur deri në 39 gradë Celsius.

Vatra e zjarrit ndodhet në malin midis fshatrave Dome dhe Pogaj.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje dushku dhe shkurre.

Temperaturat e larta dhe era po favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Forcat zjarrfikëse të Hasit, së bashku me emergjencat civile, janë mobilizuar për ndërhyrje.

Megjithatë, ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrenit të thepisur.

Aktualisht, mjetet zjarrfikëse nuk mund të hyjnë në zonë dhe ndërhyrja po bëhet vetëm në këmbë.

Autoritetet po bëjnë përpjekje maksimale për të izoluar flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme.

Top Channel