Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

03/07/2025 20:30

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, patwn njw bisedw telefonike sot, e gjashta në muajt e fundit.

Ndihmësit e presidentit rus thanë se telefonata zgjati rreth një orë dhe trajtoi situatën në Lindjen e Mesme, veçanërisht Iranin, si dhe Ukrainën.

Vladimir Putin theksoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjes iraniane ekskluzivisht përmes mjeteve diplomatike.

“Pala ruse theksoi rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve të diskutueshme, mosmarrëveshjeve dhe situatave të konfliktit ekskluzivisht përmes mjeteve politike dhe diplomatike”, u tha gazetarëve këshilltari i politikës së jashtme të Putinit, Yuri Ushakov.

Nga ana e tij, Trump ngriti përsëri çështjen e përfundimit të konfliktit në Ukrainë.

Presidenti rus tha se Moska vazhdon të kërkojë një zgjidhje të negociuar për Ukrainën dhe se është gati të vazhdojë bisedimet. Bisedimet janë midis Rusisë dhe Ukrainës, domethënë pa ndërmjetës, ky është qëndrimi i Moskës.

Për më tepër, Putin vuri në dukje se vendi i tij do të arrijë qëllimin e tij për eliminimin e çështjeve kryesore që çuan në konfliktin në Ukrainë dhe se nuk do të tërhiqet nga qëllimet e tij.

Megjithatë, nuk pati ndonjë diskutim specifik nga ana e palës ruse në lidhje me një takim midis dy presidentëve, por ata do të vazhdojnë kontaktet e tyre telefonike.

Sipas Kremlinit, dy presidentët nuk folën për ndërprerjen e dërgesave të disa armëve amerikane në Ukrainë.

Së fundmi, Presidenti Putin e uroi Trumpin për festën kombëtare të nesërme, 4 korrik dhe vuri në dukje kontributin e Rusisë në formimin e shtetit amerikan.

Top Channel