Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë, disa të plagosur, arrestohet një 20-vjeçar

03/07/2025 16:56

Disa persona u plagosën në një sulm me thikë të enjten në qendër të Tampere-s, Finlandë, pranë një qendre tregtare.

Incidenti ndodhi rreth orës 16:30.

Nuk është e qartë se sa persona janë plagosur ose cila është gjendja e tyre shëndetësore.

Një dëshmitar okular i tha medias finlandeze se pa kalimtarë duke u dhënë ndihmën e parë dy personave të shtrirë në tokë, të mbuluar me gjak.

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar që besohet të jetë sulmuesi dhe thotë se nuk ka më rrezik për publikun.

Motivet e sulmuesit janë aktualisht të panjohura.

Top Channel