Katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën pas të shtënave masive të mërkurën në mbrëmje në Çikago, tha policia.

Masakra ndodhi në lagjen River North, në bllokun 300 të West Chicago Avenue, kur një automjet u afrua në një vend dhe të paktën një person i armatosur hapi zjarr ndaj një turme që qëndronte jashtë, tha policia e Çikagos.

Mjeti është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka asnjë person të arrestuar, tha policia.

Katër persona u vranë, dy burra dhe dy gra, dhe 14 të tjerë u plagosën, përfshirë disa që u shtruan në spital në gjendje kritike, sipas policisë.

 

Top Channel