Alarmi në Finiq! Zjarri në Grazhdan nuk ndalet prej tre ditësh, rrezik për banesat dhe pyjet
03/07/2025 12:53
Prej tre ditësh, një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon të djegë zonën e Grazhdanit në Bashkinë e Finiqit, duke rrezikuar sipërfaqe të mëdha me bimësi dhe banesa të afërta.
Shërbimet zjarrfikëse janë në terren, të ndihmuara nga banorë të zonës, në përpjekje të pandërprerë për të vënë nën kontroll flakët. Pavarësisht situatës së rënduar, deri më tani nuk është angazhuar asnjë helikopter për ndërhyrje nga ajri.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit dhe vështirësitë me të cilat përballen zjarrfikësit për shkak të terrenit të thyer dhe erës.
Banorët apelojnë për ndërhyrje urgjente nga strukturat shtetërore dhe dërgimin e mjeteve ajrore për të shmangur përkeqësimin e situatës.
Top Channel