Situata në Gaza, analiza e Sky News: Pse Netanyahu do armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?

02/07/2025 18:28

Në luftën e gjatë të Gazës, ky është një moment i rëndësishëm.

Për palestinezët e enklavës, për pengjet izraelite dhe familjet e tyre, ky mund të jetë momenti kur gjithçka mbaron, analizon media britanike, Sky News.

Analiza:

Pyetja kryesore është a do ta pranojë Hamasi atë për të cilën është dakorduar Izraeli  një armëpushim 60-ditor?

Në fundjavë, një burim tha se “Si Hamasi ashtu edhe Izraeli po refuzojnë të lëvizin nga qëndrimi i tyre – Hamasi dëshiron që armëpushimi të zgjasë derisa të arrihet një marrëveshje e përhershme. Izraeli është kundër kësaj. Në këtë pikë, vetëm Presidenti Trump mund ta zgjidhë këtë bllokim. Nëse Trump nuk nxit, ne jemi në një ngërç.”

Problemi është se njoftimi i bërë nga Donald Trump, që Izraeli ka rënë dakord në të vërtetë mund të përbëjë vetëm qëndrimin tashmë të vendosur të Izraelit.

A do të tërhiqeshin trupat izraelite nga Gaza? Plotësisht? Apo pjesërisht? Sa të burgosur palestinezë do të pranonin të lironin nga burgjet e Izraelit? Dhe pse vetëm 60 ditë? Pse jo një armëpushim i plotë? Çfarë po kërkojnë ata nga Hamasi në këmbim?

Më tej Sy News shkruan se Izraeli dëshiron një armëpushim 60-ditor, jo një të përhershëm dhe se kjo ka të bëjë me politikën e brendshme.

Nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të binte dakord tani për një armëpushim të përhershëm, të djathtët ekstremë në koalicionin e tij do ta rrëzonin qeverinë e tij.

Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich e kanë shprehur qartë dëshirën e tyre që lufta të vazhdojë. Ata mbajnë ekuilibrin e pushtetit në koalicionin e Netanyahut.

Top Channel