Rrëmbyen kameramanin dhe e dhunuan! Identifikohen 4 autorët në Durrës
02/07/2025 10:04
Një 48-vjeçar është marrë me forcë dhe është dhunuar nga katër persona në Durrës.
Bëhet fjalë për një kameraman të identifikuar si Denis Simaku, i cili është dhunuar nga Anderson Kodra, 27 vjeç, Klerjan Kodra, 31 vjeç, Jaho Kodra 35 vjeç dhe Samuel Puja, 27 vjeç.
Policia thotë se autorët janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel