
Përfundon rinumërimi i kutive të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun Fier.
E famshmja kandidate socialiste e Fierit Zegjine Çaushi humbi mandatin me 10 vota diferencë.
Çaushi kishte 64 vota më shumë se sa Maldrita Bardho në numërimin e votave të 11 majit dhe me rinumërimin i janë hequr 48 vota të padrejta.
Bardho arriti t’ia rrëmbente mandatin Çaushit me 10 vota diferencë pasi iu shtuan 26 vota pas rinumërimit.
Me humbjen e mandatit, nuk do të arrijmë të shikojmë përballjen në Kuvend mes Çaushit dhe Gazment Bardhit.
Dy kandidatët kanë sulmuar njëri-tjetrin në distancë që prej nisjes së fushatës.
Kërkesa për rinumërimin e Fierit ishte e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, i cili pretendonte një mandat, për t’ia marrë Partisë Socialiste, gjë e cila nuk u arrit.
Top Channel