
Një video që tregon boksieren 24-vjeçare ruse Anastasia Lutskina duke i dhënë një cigare elektronike një orangutangu në një park në Krime ka shkaktuar zemërim.
Videoja tregon boksieren e re fillimisht duke pirë duhan vetë dhe më pas duke ia dhënë cigaren elektronike kafshës, e cila pa dyshuar e thith tymin.
Sipas mediave ruse, pas këtij akti, orangutangi shfaqi “sjellje problematike”. Kafsha, e quajtur Dana, e vetmja e këtij lloji në Krime, thuhet se ka humbur gjithashtu oreksin, refuzon të bashkëjetojë me kafshë të tjera dhe “qëndron në vend gjithë ditën”.
Madje ekziston frika se ajo ka gëlltitur një fishek cigareje elektronike që përmbante 2.5-3 ml nikotinë të lëngshme.
Dana është një specie e mbrojtur orangutangësh që përfshihet në Listën e Kuqe të Specieve të Kërcënuara të IUCN-së .
🦧💨 MMA fighter Anastasia Luchkina was caught on video giving a vape to an orangutan at Taigan Park in Crimea.#Viral #Orangutan #Vaping #News pic.twitter.com/yZbh42DhdB
— Breaking News Today (@Trenddetailnews) June 30, 2025
I pyetur në lidhje me lëvizjen e 24-vjeçares, trajneri i saj, Vladimir Akatov, deklaroi se “Nuk e dija që ajo pinte duhan. Ajo është me pushime tani, por kur të kthehet, patjetër do të diskutojmë sjelljen e saj”.
Siç pritej, akti i 24-vjeçares ruse shkaktoi një mori komentesh negative në rrjetet sociale: “Ajo duhet të arrestohet dhe të dënohet me burgim të përjetshëm për atë që i bëri kafshës së pafajshme”, “brezi i budallenjve”, “ajo duhet të ndëshkohet rëndë për aktin e saj”.
“Lutchina duhet të ketë probleme me trutë nëse mendon se është qesharake t’i japësh një orangutangi një cigare elektronike…” komentoi nënkryetarja e PETA UK, Mimi Bekeki.
Top Channel