“T’u lutemi blegtorëve, jo të luten për të marrë kontratën e kullotës”, Rama: Linjë kredie për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla

02/07/2025 19:32

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerët dhe sipërmarrësit këtë të mërkurë njoftoi një paketë prej 250 milionë eurosh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ku në fokus është bujqësia.

Rama: Përveç stresit dhe mundit përpjekjeve të jashtëzakonshme që duhet të bëjnë blegtorët në kushtet e një sektori ku ka shumë probleme duhet të përballojnë edhe stresin skandaloz të burokracisë në nivelin vendor do ta ndryshojmë patjetër dhe menjëherë duhet t’i lutemi blegtorëve jo të luten për të marrë kontratën e kullotës, ajo që u prek këtu çështja e një pakete blegtorale të studiohet dhe të gjithë të ftojmë blegtorët që dëshirojnë të jenë të pranishëm në Çajup për të linçuar paketën, është arritur që me këmbëngulje nga qeveria të krijohet një linjë kredie e Bankës së Shqipërisë 250 mln euro për të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme por fokusi kryesor ishte bujqësia. Që kjo linjë të fuqizohet duhet nivel i lartë informimi për fermerët, duhet mesazh i qartë për bankat e nivelit të dytë që e kanë firmosur angazhimin 0.5 në 2%. Sa i përket riskut është garancia e qeverisë dhe bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e pushtetit vendor në këtë proces.

Top Channel