
Një aksident rrugor i rëndë ka ndodhur sot në aksin Fushë Arrëz–Kryezi–Iballë, ku dy turistë sllovakë që udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet.
Si pasojë e përplasjes, të dy turistët kanë pësuar dëmtime serioze dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pukës për ndihmë mjekësore.
Shtetasi sllovak Z. S. ka humbur jetën në Spitalin e Pukës, ndërsa pasagjerja në këtë motomjet, shtetasja B. T., po transportohet me helikopter në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:15, në fshatin Kryezi, shtetasi sllovak, Z. S., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.
Në vijim të informacionit të dhënë lidhur me aksidentin në fshatin Kryezi, ku shtetasi sllovak Z. S., duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. V., dhe si pasojë është rrëzuar, ju informojmë se shtetasi sllovak Z. S. ka humbur jetën në Spitalin e Pukës, ndërsa pasagjerja në këtë motomjet, shtetasja B. T., po transportohet me helikopter në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel