Kaloi disa orë në bregdetin shqiptar, vajza e Donald Trump përfshin Vlorën në albumin e saj të udhëtimeve të qershorit

01/07/2025 18:39

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka Trump ka postuar një fotoalbum me disa prej momenteve të muajit qershor.

Pjesë e fotove ishin edhe vizita në Shqipëri disa ditë më parë para se të merrnin pjesë në ‘dasmën e shekulllit’ në Venecia të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.

“Mirupafshim qershor”, ka shkruar Trump krahas fotove.
Së bashku me bashkëshortin e saj biznesmenin Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre, Ivanka Trump vizitoi Vlorën më 26 qershor.

Pasi vizituan gjirin e Vlorës me mjet lundrues tip Jaht, ata hëngrën darkë në një restorant në Vlorë.

Pasi kanë qëndruar disa orë, kanë ata kanë pritur dhe perëndimin e diellit mbi ishullin e Sazanit, aty ku do të investohet një projekt prej 1.4 miliardë eurosh, që synon ndërtimin e një marine turistike, rezidencash elitare, zone gastronomike dhe akomodimi në një sipërfaqe prej 45 hektarësh në 8 për qind të ishullit.

Ata kanë konsumuar darkën, kanë bërë foto në perëndimin e diellit në sfond dhe janë larguar sërish me mjet lundrues.

Planet për ndërtimin e një resorti turistik luksoz në Sazan dhe një tjetri në Zvërnec nga Kushner dhe kompanitë e lidhura me të, u bënë publike në fillim të vitit 2024.

Projektet financohen nga kompania e investimeve e Kushner “Affinity Partners”, e cila mbështetet në fonde nga qeveria e Arabisë Saudite.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel