Zjarri në tregun afër plazhit të Durrësit, vihet nën hetim pronari/ Çfarë ka mbetur një ditë më pas

30/06/2025 09:56

Procedohet në gjendje të lirë pronari i tregut në plazhin e Durrësit, pas zjarrit masiv që ra një ditë më parë.

Procedimi është për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një ditë më parë tregun në zonën e Plazhit të Durrësit, në sektorin Iliria.

Flakët përfshinë një sipërfaqe të madhe, ndërsa forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje.

Si pasojë e zjarrit në tregun ambulant u bllokua qarkullimi rrugor në rrugën “Pavarësia” në plazh.

Tregu është me llamarina dhe gjendeshin mbi 20 dyqane që operojnë në zonë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në përmasa të mëdha.

Prefekti i qarkut Durrës Emilian Jani, tha një ditë më parë se ka dëme të shumta materiale dhe se ky treg, nuk përmbush asnjë kriter dhe kushte të sigurimit teknik.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta