
Policia e Sarandës ka zbuluar dhe sekuestruar një skaf që dyshohet të jetë vjedhur në Greqi, konkretisht në zonën e Igumenicës.
Operacioni policor është zhvilluar në fshatin Gjashtë, ku mjeti lundrues ishte transportuar me një kamion pas nxjerrjes nga deti me ndihmën e një vinçi.
Në lidhje me këtë rast, policia ka ndaluar drejtuesin e vinçit, një i ri me inicialet E.D., banues në fshatin Gjashtë, i cili dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e mjetit të vjedhur.
Operacioni vijon prej më shumë se 24 orësh dhe shërbimet policore janë të angazhuara për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Policia e Sarandës po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, ndërsa mjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Top Channel