
Ylli Dedani i njohur si “Mbreti i Drogës” është dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge në Detroit, SHBA.
43-vjeçari u kap në tentativë për të trafikuar tonelata kokainë me anë të një nëndetëse me telekomandë.
Provat në gjyq vërtetuan se Didani ishte udhëheqës i një organizate ndërkombëtare të trafikimit të drogës me lidhje me Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropën. Didani dhe bashkëpunëtorë të tjerë të papaditur planifikuan dhe financuan shpërndarjen e kokainës nga disa vende, përfshirë Distriktin Lindor të Miçiganit.
43-vjeçari, organizoi shpërndarjen e dërgesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, ku kokaina u sekuestrua nga forcat e rendit. Si rezultat i këtij hetimi, në vitin 2019 dhe 2020, forcat e rendit amerikane sekuestruan mbi 3400 kilogramë kokainë. Organizata e Didanit e ngarkuar në pesë anije të ndryshme mallrash që ishin të destinuara për porte ndërkombëtare. Kokaina e sekuestruar ka një vlerë tregu prej mbi 100,000,000.00 dollarë.
Provat në gjyq vërtetuan se Didani dhe anëtarë të tjerë të organizatës së tij planifikuan projektimin e një droni nënujor që do të përdorej për të transportuar sasi të mëdha kokaine në Evropë. Droni, i cili do të ishte i pajisur me një modem nënujor dhe antenë GPS, do të transportonte kokainën i lidhur në fund të një anijeje tregtare kontejnerësh, e më pas do të lirohej nga distanca nga anija kontejnerësh në brigjet e Evropës. Droni dhe kokaina do të mblidheshin më pas nga një anije peshkimi e kontrolluar nga organizata e Didanit.
Top Channel