Rama publikon pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Investim i rëndësishëm që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën
29/06/2025 08:10
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga segmenti i ri rrugor Zogsht- Ura e Çerenecit.
Ai shprehet se ky është një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën.
“Mirëmengjes 😊
dhe me pamjet nga segmenti i përfunduar Zgosht – Ura e Çerenecit, një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, duke lehtësuar ndjeshëm jetën e banorëve dhe duke i dhënë frymë zhvillimit lokal, ju uroj një të diel të paqtë🫶”, ka shkruar Rama.
Top Channel