
Një adoleshent është sulmuar nga një peshkaqen në një nga plazhet më të njohura të Australisë, duke pësuar lëndime serioze në krah.
Ngjarja ndodhi të dielën pasdite në plazhin Cabarita, në bregun verior të Uellsit të Ri Jugor, pak para orës 16:00 me orën lokale. Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje pas raportimeve për sulmin e rëndë.
Sipas autoriteteve, adoleshenti ka marrë plagë të thella në krah dhe është transportuar me urgjencë me helikopter drejt spitalit Universitar të Gold Coast. Ai ndodhet në gjendje të rëndë, por të jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja vjen vetëm pak javë pas një tjetër sulmi tragjik në Australi, ku 17-vjeçarja Charlize Zmuda humbi jetën pasi u sulmua për vdekje nga një peshkaqen në ishullin Bribie, në veri të Brisbane-it. Vajza u godit në pjesën e sipërme të trupit dhe, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Komuniteti vendas është tronditur nga këto ngjarje, ndërsa autoritetet kanë nisur hetime dhe paralajmërojnë për rrezikun në disa zona bregdetare.
Top Channel