
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë tregun në zonën e Plazhit të Durrësit, në sektorin Iliria.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.
Si pasoje e zjarrit në tregun ambulant është bllokuar qarkullimi rrugor ne rrugën “Pavarësia” në plazh. Katër mjete zjarrfikëse të qytetit, plazhit dhe portit po punojnë për neutralizimin e flakëve. Ndërkaq priten zjarrfikëse dhe nga Kavaja.
Tregu është me llamarina gjenden mbi 20 dyqane që operojnë. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në përmasa të mëdha.
Prefekti i qarkut Durrës Emilian Jani, thotë se ka dëme të shumta materiale dhe se ky treg, nuk përmbush asnjë kriter dhe kusht të sigurimit teknik.
“Zjarri i rënë në tregun industrial në plazhin e Durrësit është masiv, janë angazhuar të gjitha forcat zjarrfikëset e Durrësit, Autoritetit Portual, bashkive Shijak dhe Kavajë, si edhe nga zjarrfikësit e Kamzës. Furnizime me bote uji kanë qenë nga të gjitha institucionet e Durrësit. Kemi dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk kemi një vlerësim të saktë, siç edhe nuk dimë shkakun e zjarrit. Organizimi i këtij tregu lë për të dëshiruar. Mendohet të jetë edhe si shkak i një shkëndije elektrike, është një treg që nuk përmbush asnjë kriter dhe kusht të sigurimit teknik. Ndaj zjarri ishte kaq masiv. Është një treg që menaxhohet nga privati. Dëmet ishin të shumta materiale por e rëndësishme është që nuk kishte viktima dhe pasoja në njerëz”
Top Channel