“Jo me forcë, jo me presion”, Kremlini paralajmëron Perëndimin: Sanksionet do të kenë pasoja të ndërsjellta!

29/06/2025 15:54

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se është e pamundur që Rusia të shtyhet drejt tryezës së negociatave për konfliktin në Ukrainë përmes presionit apo forcës.

Në një intervistë, të transmetuar pjesërisht në kanalin Rossiya 1 dhe publikuar në Telegram, Peskov theksoi se vetëm “logjika dhe argumentet” mund të çojnë në bisedime.

“Rusia mund të shtyhet në tryezën e negociatave vetëm me logjikë dhe argumente. Është e pamundur ta detyrosh me presion ose me forcë”, deklaroi ai.

Komentet vijnë në një moment kur Perëndimi po diskuton për sanksione të reja ndaj Moskës, veçanërisht në sektorin e energjisë dhe eksportit të naftës.

Peskov e cilësoi çdo përpjekje të tillë si të padobishme dhe të rrezikshme, duke paralajmëruar se çdo përshkallëzim ekonomik do të kishte pasoja të ndërsjella:

“Sa më serioze të jetë paketa e sanksioneve – të cilat, e përsëris, i konsiderojmë të paligjshme – aq më serioz do të jetë, le të themi, reagimi i një pistolete në shpatull. Në fund të fundit, është një shpatë me dy tehe.”

Top Channel