Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi
29/06/2025 21:08
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes nga një automjet tip “Audi”.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Mujo Ulqinaku” të Durrësit.
Pas përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit dhe ka pritur më pas policinë në vendin e ngjarjes.
Autoambulanca e njoftuar nga qytetarët e ka dërguar në spital të riun që ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Top Channel