Një banesë u përfshi nga flakët mesditën e kësaj të shtune në qytetin bregdetar të Shëngjinit.

Zjarri ka shkrumbuar plotësisht të gjitha orenditë shtëpiake në banesën e familjes së Qemal Gurit, ndërsa për fat të mirë, asnjë prej anëtarëve të familjes nuk ndodhej në shtëpi në momentin e rënies së flakëve.

Një e afërme e familjes tregoi momentet e para kur u njoftuan për zjarrin, ndërsa shprehu dyshimin se shkaku mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Ajo bëri apel ndaj institucioneve përkatëse për ndihmë, pasi familja tashmë ka humbur gjithçka.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit dhe pritet një ekspertizë zyrtare mbi rrethanat e ngjarjes.

Top Channel