Lëndë narkotike të mbjella në Lezhë, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari! U gjet duke u kujdesur për bimët e kanabisit
28/06/2025 10:39
Gjatë operacionit, në një parcelë në fshatin Berzanë të Lezhës, janë gjetur dhe asgjësuar 150 bimë narkotike kanabis sativa.
Autori i dyshuar, 45-vjeçari me iniciale Z. K., u arrestua në flagrancë duke u kujdesur për bimët, nën akuzën e “Kultivimit të bimëve narkotike”.
Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
Top Channel