Emri/ Italia e akuzon për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 40-vjeçari! Pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj

28/06/2025 11:15

Në pranga është vënë Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi, 40-vjeçari i akuzuar nga Italia për trafikim lëndësh narkotike.

“Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”.

Akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

Gjatë operacionit “Operacionalja 50”, si rezultat i koordinimit të punës, nëpërmjet rrjetit ENFAST, me Policinë italiane, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale kapi në Dibër, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. T. alias E. E., 40 vjeç”, njofton policia.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar 40-vjeçarit, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.

Top Channel