
Pak përpara se të niste leksionin e radhës në akademinë politike të PS deputetja e zgjedhur e Fierit Zegjine Çaushi emrin e së cilës Berisha e përmendi në seancën e së enjtes në parlament përmes një video mesazhi duke përdorur si gjithnjë Gazment Bardhin, jep përgjigje merakut të kryetarit të PD se kur do t’i shohë deputetet e reja në Kuvend.
“Mirëdita të gjithëve në këtë ditë të nxehtë vere. Duhet bërë një analizë psikologjike e Salibufit dhe Gazit, por do t’i them Kujtuinës t’i studiojë pak më thellë se ajo është psikologe, unë do të them si e shoh këtë që po ndodh se s’po marrim vesh e kanë nga vapa apo kanë ndonjë hall tjetër këta aktorët e serialit ‘Agonia e PD’. Del gazi i bukri i dheut që mos e paftë syri i keq me atë zërin e tij sikur e ndjekin nga pas gjithmonë nja 100 vetë dhe pasi merren me mua fiksimin e tij të jetës lëshon një bombë, ‘nuk e mendoj të bëhem tani kryetar, nuk është ky qëllimi im por të shohim pas 10 vitesh.
Ky Gazi është i madh, është fantastik, po ku i ke këto 10 vite se ti ke hyrë në fazën finale, i ke djegur të gjitha jetët si në videolojë, kjo ishte mundësia jote e fundit dhe e çove…E dëgjon Saliu Gazin tim dhe tërbohet.
Thotë me vete si ka mundësi që vazhdon ky faqezi e ka në plan për kryetar, ky që e urrejnë të gjithë demokratët kudo ndodhen, ky që s’i flet njeri me gojë, ky që vetëm dëm i ka bërë partisë madhështore mendon Sali ziu dhe sulet në Parlament dhe më kërkon mua, ku është Zegjineja thotë, ku është ajo që ta hekurosë njëherë Gazin, është thirrje për ndihmë ajo që thotë Saliu, do ndihmë nga unë se i është bërë Gazi si zombi nëpër filma, Saliu vrit e Gazi ringjallu, çfarë hallesh kanë këta të PD, raste për studim.
Mos u mërzit o xhan, ti ke parimin pafytyrësia të mban në treg, ne jemi kureshtarë se çfarë do t’i bëni njëri-tjetrit. Kujdes Gazo se ujk i vjetër bababufi, do e ketë ndonjë as nën mëngë për ty ai kështu më thonë infot e mia që nuk gabojnë kurrë, kujdes vapën se je delikat ti”, thotë Çaushi në video.
Top Channel