“Trafikantëve u ke qethur l*sht”/ Julian Meçaj debat me ish-prokurorin në sallën e gjyqit, Ndoja përgjigjet për letrën anonime

27/06/2025 12:32

Ish-prokurori Arjan Ndoja, aktualisht deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike nga zgjedhjet e 11 majit, po dëshmon sot në GJKKO, ku po gjykohen Plarent Dervishi dhe Julian Meçe për atentatin e bërë ndaj tij në nëntor të vitit 2019.

Pas Plarent Dervishit, edhe Julian Meçe është përballur në sallën e gjyqit me Arjan Ndojën. Ky i fundit është pyetur edhe për letrën anonime që i ka ardhur poshtë derës, pas atentatit.

Avokati Isuf Shehu, mbrojtësi i Julian Meçaj: Pse e ke këshilluar babain e Julian Meçaj?

Ndoja: Përderisa unë kam marrë plumba dhe nuk i jam debitor askujt, i thashë Basir Meçes, shiko se na kanë ardhur plumba, nuk i meritojmë. Ia kërkova Basirit ta hiqte djalin ta çonte jashtë si mik, si prind. Unë mendoj se po na bënin intriga. Përhapja e një të gënjeshtre si e vërtetë është intriga.

-Letra anonime poshtë derës, pas ngjarjes.  Dyshohet se ti si prokuror, ke ndërhyrë në një çështje ligjore.

Ndoja: Te letra që më erdhi nuk kishte asnjë të dhënë, asgjë të shënuar, as procedimi. As nuk dihet kush e solli atë letër. E mendova thirra Basirin, ia tregova se çfarë mendoja.

Julian Meçaj – Arjan Ndoja:

-Në 2001 ke filluar punë. Të kanë ardhur disa letra anonime? Si prokuror, a ia keni dorëzuar organeve?

-Ndoja: Jo.

-Meçe: Ti thua nëse do kishe borxh, do e shlyeje medoemos. Si do e ktheje?

Gjykata e refuzon pyetjen.

Debate në sallën e gjyqit. Julian Meçaj, ish- prokurorit:

-Katolikët e Shkodrës deri te katolikët e Pogradecit, trafikantëve u ke qethur lesht.

SPAK: Në vitin 2019, cili ka qenë pozicioni juaj?

Ndoja: Prokuror.

Top Channel