Sllovakia dhe Hungaria kundërshtuan, pse BE-ja nuk arriti të binte dakord për sanksionet ndaj Rusisë

27/06/2025 10:58

Udhëheqësit e BE-së nuk arritën të bien dakord mbi sanksionet e fundit të propozuara kundër Rusisë, pasi Sllovakia dhe Hungaria vazhdojnë të bllokojnë një marrëveshje.

Masat, raundi i 18-të i sanksioneve kundër Rusisë, që nga pushtimi në shkallë të plotë i shkurtit 2022, mbulojnë energjinë, bankat dhe flotën në hije të Rusisë.

Diplomatët e BE-së i konsiderojnë ato si më të vështirat prej kohësh, megjithëse një ulje e propozuar e çmimit maksimal të naftës në 45 dollarë për fuçi duket e dyshimtë, për shkak të kundërshtimit të SHBA-së.

Sllovakia dhe Hungaria po bllokojnë sanksionet, në shenjë proteste ndaj një plani të veçantë nga Komisioni Evropian për të hequr gradualisht lëndët djegëse fosile ruse deri në vitin 2028.

Dy vendet e Evropës Qendrore siguruan një përjashtim nga një embargo ruse e importit të naftës në mars të vitit 2023, që u lejoi atyre të vazhdonin të furnizoheshin nëpërmjet tubacionit Druzhba të epokës sovjetike.

Për Sllovakinë, problemi kryesor është gazi. Ajo po kërkon garanci se prishja e kontratave me Gazprom nuk do të thotë që kompanitë e energjisë do të duhet të paguajnë dëme të mëdha. Qeveria sllovake thotë gjithashtu se është e shqetësuar për faturat e konsumatorëve.

Top Channel