
Gjykata e Supreme ka kufizuar aftësinë e gjyqtarëve në gjykatat e ulëta për të bllokuar urdhrat presidencialë në të gjithë SHBA-në.
Duket të jetë një fitore për Administratën Trump, e cila kishte apeluar në Gjykatën Supreme që gjykatat e shkallës së parë nuk kanë të drejtë të bllokojnë veprimet presidenciale, shkruan BBC.
Gjyqtarët votuan 6-3, teksa liberalët nuk ishin dakord. Gjyqtarët konservatorë theksuan se nuk po trajtonin meritat e përpjekjes së Trump për t’i dhënë fund shtetësisë në lindje për jo-qytetarët dhe migrantët pa dokumente.
Vendimi i Gjykatës Supreme në këtë rast shënon një fitore të rëndësishme për administratën Trump, e cila kishte parë disa nga përpjekjet e saj politike të pengoheshin nga kufizimet në të gjithë vendin.
Top Channel