Ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës në Kuvendin e Kosovës, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës

27/06/2025 12:19

Është ndërprerë seanca konstituive në Kuvendin e Kosovë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se do të kërkojë konsultim me kryesuesin e seancës, Avni Deharin për të arritur konsensus se si do të vazhdohet tutje, pasi kjo parti kërkon që votimi i fshehtë të largohet nga rendi i ditës.

AAK thotë se kur kthehet votimi i hapur do të marrin pjesë në votim.

Seanca e radhës do të mbahet të dielën, datë 29 qershor.

Ky konsensus u arrit pasi partitë politike u pajtuan që seanca konstituive të vazhdojë pas takimit të partive politike të thirrur nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje për ditën e nesërme.

 

Top Channel