Shpërthim me tritol gjatë natës në Fushë-Krujë
27/06/2025 08:30
Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në një biznes në Fushë-Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi Donald Luka, rreth 30 vjeç.
Në dyqanin e mishit ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.
Top Channel