
Në 18 qytete në Itali, alarmi do të jetë “i kuq” nesër për shkak të valës së të nxehtit, njoftoi Ministria italiane e Shëndetësisë.
Në Romë dhe Firence termometri pritet të arrijë 38 gradë, ndërsa në Napoli dhe Milano do të jetë 37. Në ishullin e Sardenjës dhe në zonën më të gjerë të Barit, temperatura, sipas parashikimeve, do të kalojë 40 gradë.
Siç theksojnë autoritetet italiane, nxehtësia dhe lagështia mund të shkaktojnë probleme serioze, jo vetëm për të moshuarit dhe qytetarët që i përkasin kategorive të cenueshme, por edhe për njerëzit që nuk përballen me probleme kronike shëndetësore.
Ministria italiane e Shëndetësisë këshillon qytetarët të shmangin udhëtimet nga ora 11:00 deri në 18:00, si dhe sportet në hapësira të hapura. Në të njëjtën kohë, për sa i përket të ushqyerit, këshilla është të theksohet peshku, makaronat, perimet dhe frutat.
Top Channel