Emrat/ Dyshohet se abuzuan me 38-vjeçaren me prapambetje mendore dhe e shfrytëzuan për prostitucion, arrestohen dy persona
27/06/2025 14:40
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit Ardian Biraçi, 61 vjeç dhe Vasillaq Trebicka 66 vjeç gjatë 24 orëve të fundit.
Ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 38- vjeçare me prapambetje mendore.
Ka qenë vëllai i gruas i cili ka zbuluar ngjarjen, sipas gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat.
Gjithashtu ai ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion.
Top Channel