
Ambasadorja e Zvicrës Ruth Huber dha një deklaratë nga Lini.
“Për ne si ambasadë e Zvicrës në Shqipëri, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i ekspertëve të arkeologjisë nga universiteti i Bern me arkeologë të Shqipërisë, me një bashkëpunim që po zhvillohet tashmë prej disa vitesh. Kanë bërë shumë zbulime të rëndësishme për historinë e vjetër të këtij liqeni të vjetër të Ohrit në Pogradec. Për ne është shumë mirë që shohim këtë lloj bashkëpunimi mes ekspertëve, me trajnime të përbashkëta dhe shkëmbim njohurish, që tregon se ka një potencial të madh turizmi. Unë jam shumë e lumtur që jam këtu në Lin.”
Në lidhjen e ndërprerjes së fondeve bujqësore që jepte Zvicra, ajo tha: “Pikë së pari dua të them se aktiviteti këtu nuk është financuar nga ambasada e Zvicrës, por është përfshirë universiteti i Bern. Ambasada zvicerane në Shqipëri ka një përfshirje të madhe me programe në fusha të ndryshme me Shqipërinë. Jemi ende financues të fuqishëm për Shqipërinë, nuk ka një reduktim specifik për agrokulturën. Një nga projektet më të mëdha që kemi mbështetur për 12 vite po përmbyllet tani, është një përfundim i planifikuar i projektit 12 vjeçar për punësimin e të rinjve, turizmin, agrikulturën. Siç e shihni, projekti ynë ka qenë shumë i gjerë edhe në kohë, në mbështetjen e procesit të zhvillimit edhe institucional për kohë të gjatë.”
“Zvicra nuk është anëtare e BE, por shohim që integrimi i Shqipërisë në Europë është një prioritet i qartë i qeverisë shqiptare. Me programin tonë për zhvillim ne mbështesim integrimin në BE. Shpresojmë që në fusha të ndryshme që ne mbështesim për zhvillimin e mëtejshëm, kontribuojmë që Shqipëria të arrijë standardet e kërkuara dhe ato që duhen për integrimin në BE. Duam të forcojmë institucionet e ndryshme të shtetit shqiptar dhe shohim një progres shumë të shpejtë”, tha Ruth në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.
Top Channel