
Teksa optimizmi te investitorët po rimëkëmbej pas armëpushimit Izrael-Iran, Presidenti Donald Trump tronditi përsëri tregjet me një sulm ndaj kryetarit të Rezervës Federale, i cili ringjalli shqetësimet për pavarësinë e bankës qendrore.
Një raport nga Wall Street Journal tha se Trump ka luajtur me idenë e emërimit të zëvendësuesit të Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, që në shtator, gjë që mund të minojë autoritetin e Poëell për pjesën e mbetur të mandatit të tij deri në majin e ardhshëm.
Trump e ka kritikuar vazhdimisht Powellin për mosuljen e normave të interesit dhe e ka thënë se ai ishte “i tmerrshëm” në sulmin e fundit të së mërkurës, duke gërryer besimin e investitorëve në pavarësinë e bankës qendrore të SHBA-së në përcaktimin e politikave.
Më herët këtë muaj, Trump mendoi hapur shkarkimin e Powell dhe madje mendoi për t’u bërë kryetar i Rezervës Federale, megjithëse më pas u tërhoq.
“E di brenda tre ose katër personave se kë do të zgjedh“, u tha Trump gazetarëve të mërkurën, kur u pyet nëse po interviston kandidatët për të zëvendësuar Poëell.
E gjithë kjo pasiguri, së bashku me politikat kaotike tregtare të Trump dhe kërcënimin e tyre të mundshëm për rritjen ekonomike, kanë lënë gjurmë në dollarin amerikan, ndërsa investitorët kërkojnë të zhvendosin paratë e tyre diku tjetër.
Indeksi i dollarit, ka rënë me 10% këtë vit dhe është për të gjashtin muaj radhazi në rënie.
Investitorët mbeten të shqetësuar për dollarin dhe se si politikat tarifore të Trump mund ta ndikojnë atë.
Tarifat e Trump po kthehen në radarin e tregjeve, ndërsa koha po mbaron drejt afatit të tij të 9 korrikut për marrëveshje tregtare.
Në tregtinë aziatike të enjten, kontratat me afat treguan një zbehje për tregjet evropiane të aksioneve.
Top Channel